Ish-ambasadori kosovar: Kam frikë se Shinzo Abe mund të jetë vrarë nga “një dorë e zgjatur” - Gazeta Express
string(88) "ish-ambasadori-kosovar-kam-frike-se-shinzo-abe-mund-te-jete-vrare-nga-nje-dore-e-zgjatur"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2022 17:22

Ish-ambasadori kosovar: Kam frikë se Shinzo Abe mund të jetë vrarë nga “një dorë e zgjatur”

Lajme

Gazeta Express

08/07/2022 17:22

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, ka folur në emisionin “Frontal” për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, që vdiq sot pas një atentati.

Ish-ambasadori kosovar thotë se ka pasur rast të takohet disa herë me ish-liderin japonez dhe se është tronditur nga vrasja e tij.

Lexo Edhe:

Shala foli për orientimin që ia ka dhënë Abe Japonisë dhe ndikimin e tij në qasjen pro Kosovës.

“Japonia ka qenë përkrahëse në internacionalizmin e Kosovës në atë pjesë të botës [Azisë]”, thotë ai.

Ish-ambasadori ka kujtuar kohën kur ai ka shërbyer në Japoni dhe i kishte rënë të organizojë vizitën e Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës, në Japoni. Shala ka folur për nderimet e larta që Abe i kishte bërë Kosovës në atë vizitë.

Ish-ambasadori thotë se frikësohet se vrasja e ish-kryeministrit mund të jetë nga ndonjë “dorë e zgjatur”.

“Abe ka qenë shumë i qartë në orientimin e tij properëndimor, proamerikan”, tha Shala ndër të tjera në Frontal.

Ish-ambasadori përmend rreshtimin e qartë të Japonisë kundër Rusisë, pas nisjes së luftës më Ukrainën. /Express/