Iran Badalli mohon se ka qenë në shtëpi kur shpërtheu eksplozivi që vrau policin - Gazeta Express
string(80) "iran-badalli-mohon-se-ka-qene-ne-shtepi-kur-shpertheu-eksplozivi-qe-vrau-policin"

Iran Badalli mohon se ka qenë në shtëpi kur shpërtheu eksplozivi që vrau policin

Gazeta Express

30/01/2020 12:40

Iran Badalli, të cilit i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata, nën dyshimet se ka vendosur eksploziv në shtëpinë e tij ku mbeti i vrarë polici Sami Thaqi dhe u plagosën dy të tjerë, ka mohuar se është në dijeni të ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e tij.

Në seancën për caktimin e paraburgimit, pasi që atij iu larguan prangat, gjyqtari i procedurës paraprake e njoftoi për arsyen e arrestimit.

Lexo Edhe:

“Nuk është e vërtetë“, deklaroi i dyshuari Iran Badalli, duke mohuar se është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur dy net më parë.

Pasi i dyshuari Iran Badalli u lirua nga prangat dhe u ul para gjyqtarit, i njëjti e pyeti se a ka vërejtje në trajtimin e tij në Gjykatë dhe prej momentit të arrestimit, Badalli tha se nuk kishte asnjë vërejtje.

“Shteti që ti e ke sulmuar po të trajton njerëzisht”, i tha gjyqtari, i cili vendosi që Badalli të qëndrojë nën masën e paraburgimit.

Kur prokurori i rastit, Metush Biraj, lexoi kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit dhe veprat për të cilat dyshohet Iran Badalli, i njëjti mohoi të jetë në dijeni për ngjarjen e ndodhur.

Iran Badalli tha se ditën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në shtëpi prej orës 15:30.

“Jam largu nga shtëpia e nuk jam kanë aty prej masdites, vetëm fëmijët janë kanë në shtëpi”, tha Badalli.

I njëjti deklaroi se fillimisht kishte telefonuar vajzën e tij.

“Jemi kanë t’u folë edhe është ndalë telefoni, kur e kam thirrë prapë më është lajmëru Policia edhe m’kanë thanë me shku në shtëpi”, deklaroi Iran Badalli, duke shtuar se është drejtuar për te shtëpia e tij.

“Qysh ka ndodhë ngjarja nuk e di, s’e di pse ka ndodhë ashtu”, deklaroi Badalli lidhur me ngjarjen e ndodhur në katin e dytë të shtëpisë së tij ku mbeti i vrarë në detyrë polici Sami Thaqi.

I dyshuari Iran Badalli është i arrestuari për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e tij ku mbeti i vrarë në detyrë polici Sami Thaqi.

I njëjti po dyshohet për kryerjen e tri veprave penale, ndero to edhe atë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /kallxo.com