Incidente në Manastir, klubi shqiptar fyhet dhe sulmohet me gurë! - Gazeta Express
string(63) "incidente-ne-manastir-klubi-shqiptar-fyhet-dhe-sulmohet-me-gure"

Incidente në Manastir, klubi shqiptar fyhet dhe sulmohet me gurë!

Basketboll

Gazeta Express

10/12/2024 14:31

Klubi i basketbollit BC Çair 2030 e ka humbur duelin me Pelisterin në Manastir me rezultat 77:73.

Mirëpo, dueli nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi ekipi shqiptar është përballur me gjithçka tjetër jashtë lojës në Maqedoninë e Veriut.

Lexo Edhe:

Skuadra është fyer gjatë ndeshjes, ndërsa u sulmua me gurë autobusi i ekipit shqiptar nga huliganët e ekipit vendës.

“Ndeshja u karakterizua nga tension i lartë, ndikim i dyshimtë dhe presion i madh nga publiku vendas, që përfshinte fyerje, gjuhën e urrejtjes dhe gjuajtje sendesh drejt lojtarëve tanë. Edhe pas këtyre incidenteve nuk u pa e arsyeshme të zbrazet tribuna. Në fund gjatë nisjes për kthim, autobusi i ekipit tonë u sulmua me gurë, një akt që e dënojmë ashpër”, thuhet në reagimin e Çairit, i cili e ka publikuar edhe një video nga sulmi i autobusit të tyre.

Kujtojmë se skuadra shqiptare ndeshjen e radhës e luan ndaj Kumanovës në Çair.