Impresionon Serena Williams, 41 vjeçarja kalon në rrethin e tretë të US Open - Gazeta Express
string(75) "impresionon-serena-williams-41-vjecarja-kalon-ne-rrethin-e-trete-te-us-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/09/2022 9:00

Impresionon Serena Williams, 41 vjeçarja kalon në rrethin e tretë të US Open

Sporte tjera

Gazeta Express

01/09/2022 9:00

Serena Williams nuk e ka ndërmend të ndalet.

Tenistja amerikane e ka shtyrë pensionimin dhe çdo ditë e më shumë po e demonstron se nuk ka gabuar.

Ish-tenistja numër 1 në botë ka impresionuar në rrethin e dytë të turneut të madh të tenisit, US Open duke e mundur bartësen numër 2 në botë, Anett Kontaveit, shkruan “Gazeta Express”.

41 vjeçarja momentalisht është e 605-ta në botë, por kjo nuk e pengoi që ta mundte estonezen 2-1 në sete, 6:7, 6:2 e 6:2.

Në rrethin e tretë të këtij turneu prestigjioz të tenisit, Serena do të ketë punë me australianen Ajla Tomljanovic, në meçin që do të luhet të premten.

Williams e ka paralajmëruar pensionimin pas turneut US Open, të cilin synon ta fitojë për ta ngritur në 24 numrin e Grand Slam, në një karrierë të jashtëzakonshme që e kishte. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement