Imazhet e reja tregojnë aktivitete të dyshimta bërthamore në Korenë e Veriut - Gazeta Express
string(76) "imazhet-e-reja-tregojne-aktivitete-te-dyshimta-berthamore-ne-korene-e-veriut"

Imazhet e reja tregojnë aktivitete të dyshimta bërthamore në Korenë e Veriut

Gazeta Express

09/07/2020 9:27

Në incizimet e fundit satelitore është vërejtur një aktivitet kohëve të fundit në një fabrikë të pa raportuar në Korenë e Veriut, për të cilën studiuesit dyshojnë se përdoret për të bërë mbushje bërthamore.

Incizimin e kompanisë Planet Labs e analizuan ekspertë të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Midlberi, të cilët besojnë se objekti, i vendosur në fshatin Volo-ri afër Phenianit, është i lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe është akoma aktiv, transmeton CNN.

Lexo Edhe:

“Objekti i ka të gjitha shenjat kryesore të një termocentrali bërthamor të Koresë së Veriut, të tilla si masat e sigurisë, kapacitet e akomodimit, monumentet për vizita të papublikuara nga liderët dhe objektet nëntokësore. Përveç kësaj, ajo është e vendosur pranë një fabrike për ujë të ambalazhuar që nuk ka asnjë nga këto karakteristika”, deklaroi Xhefri Luis, profesor në Institutin Midlberi, i cili është duke përgatitur raport.

Ai shtoi se fabrika është shumë aktive dhe nuk e ka ngadalësuar punën edhe gjatë kohës së negociatave bërthamore, të cilat për momentin janë në ngecje.

“Ata akoma prodhojnë armë bërthamore”, theksoi Luis.