Icardi vjen nga stoli dhe ia siguron PSG-së fitoren ndaj Lyonit në debutimin e Messit në shtëpi - Gazeta Express
string(95) "icardi-vjen-nga-stoli-dhe-ia-siguron-psg-se-fitoren-ndaj-lyonit-ne-debutimin-e-messit-ne-shtepi"

Futboll

Gazeta Express

19/09/2021 22:48

Icardi vjen nga stoli dhe ia siguron PSG-së fitoren ndaj Lyonit në debutimin e Messit në shtëpi

Futboll

Gazeta Express

19/09/2021 22:48

Mauro Icardi ishte heroi i Paris Saint-Germain të dielën, duke ia siguruar një fitore me përmbysje 2:1 kundër Lyonit me një gol tejet të vonshëm, për t’ia ruajtur ecurinë e përkryer të fitoreve parisienëve.

Lyoni kishte kaluar në epërsi përmes Lucas Paquets, por PSG-ja ia doli ta përmbysë rezultatin falë një penalltie nga Neymari dhe një goli fantastik të Icardit në minutën e 94-të në Parc des Princes, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo është fitorja e gjashtë radhazi për PSG-në, e cila tani është lidere me pikë maksimale, pra 18, e ndjekur nga Marseille me 13 dhe një lojë më pak.

Lyoni ngel i nënti me vetëm tetë pikë.

Në debutimin e Messit në Parc des Princes dhe të parin të tij në Ligue 1, skuadra e Mauricio Pochettinos nuk e gjeti bashkëpunimin e pritur mes sulmuesve Neymar, Mbappe dhe Messi.

Messi ishte afër golit, por goditja e tij nga gjuajta e lirë u ndal nga shtylla në pjesën e parë.

Lyoni i shkaktoi telashe kohë pas kohe vendasve, me Xherdan Shaqirin që goditi fuqishëm nga një pozitë e vështirë në zonë, por u ndal nga portieri Gigi Donnarumma.

Paqueta e theu akullin në fillim të pjesës së parë, kur shënoi nga afërsia për ta kaluar Lyonin në epërsi në minutën e 54-të.

Por Neymari e barazoi rezultatin në 1:1 duke shënuar nga penalltia që e fitoi vetë në minutën e 66-të.

Rreth një çerek para fundit, Pochettino vendosi ta largojë Messin nga loja për ta zëvendësuar me Achraf Hakimin, një vendim që bashkëvendësi i tij nuk e priti aspak mirë dhe refuzoi t’ia zgjaste dorën trajnerit.

Icardi u fut në lojë në vend të Di Maria rreth 10 minuta para fundit dhe shënoi kokë të bukur me kokë në minutën e 90+2 për t’ia siguruar fitoren e gjashtë radhazi PSG-së.

Sulmuesi argjentinas u shndërrua në hero të papritur për skuadrën e tij. /Gazeta Express/