I thotë nënës "të dua" për herë të parë pas 36 viteve falë teknologjisë më të re - Gazeta Express
string(78) "i-thote-nenes-te-dua-per-here-te-pare-pas-36-viteve-fale-teknologjise-me-te-re"

I thotë nënës “të dua” për herë të parë pas 36 viteve falë teknologjisë më të re

Gazeta Express

15/01/2020 11:43

Paulina Worrall, 36-vjeçarja nga Kidderminster e diagnostikuar me sindromën Rett, ka qenë e paaftë të lëvizë dhe të flasë që nga fëmijëria.

Sindroma Rett i prekë zakonisht fëmijët e moshës së hershme, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në tru dhe në boshtin kurrizor. Kjo sëmundje karakterizohet me humbje të aftësisë për të lëvizur si dhe për të dëgjuar e folur.

Lexo Edhe:

Falë teknologjisë më të re, ajo pas 36 viteve më në fund ka arritur t’i thotë nënës së saj “te dua”. Teknologjia e re i ka mundësuar asaj të komunikojë, me anë të një kompjuteri, i cili i konverton lëvizjet e syve në të folur. Ky kompjuter i përcjell dhe i bashkon të gjitha simbolet apo shkronjat që 36-vjeçarja i shikon.  Këto fjalë konvertohen në fjali, me anë të një zëri kompjuterik.

“Fjalët e para të saj kanë një domethënie të madhe për neve. Ne tani mund të bisedojmë bashkë”, është shprehur nëna e saj, e cila kujdeset për vajzën.

Ky çrregullim gjenetik, i prekë një në 12.000 fëmijë gjatë moshës së hershme. Kjo sindromë është progresive dhe manifestohet me 4 stade të zhvillimit, deri në humbje të plotë të aftësisë për të lëvizur dhe folur. /Express