I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësisht - Gazeta Express
string(78) "i-shtrire-ne-dysheme-e-shqelmon-kundershtarin-dhe-me-pas-e-nokauton-lehtesisht"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/05/2022 10:18

I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësisht

Sporte tjera

Gazeta Express

12/05/2022 10:18

Sportet luftarake për shumëkënd mund të jenë të bezdisshme dhe aspak të këndshme për t’i parë.

Lexo Edhe:

Por, të tjerët shijojnë adrenalinë teksa i shohin garuesit duke u rrahur në kafaz, shkruan “Gazeta Express”.

E një meç aspak i zakontë ishte zhvilluar ndërmjet Fabian Edwards ndaj Falco Netos në Bellator MMA, një garë amerikane e arteve të përziera marciale, e themeluar në vitin 2008.

Edwards e kishte mposhtur kundërshtarin në mënyrë komike, duke u shtrirë në dysheme, ndërsa e godiste atë me lehtësi me shqelma në fytyrë, derisa Neto e humbi ekuilibrin dhe më pas me dy grushte nga kundërshtari përfundoi në dysheme, duke e humbur kështu meçin.

Ky pa dyshim mbetet njëri prej meçeve më spektakolarë pasi në të kaluarën nuk jemi mësuar ta shohim një luftëtar duke e rrahur kundërshtarin në këtë mënyrë.

Fabian Edwards do t’i kthehet ringut edhe këtë të premte, derisa do të përballet me Lyoto Machida.

Mbetet të shihet nëse britaniku do ta bëjë një tjetër vepër që s’do të harrohet kurrë. /Gazeta Express/