I shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici - Gazeta Express
string(76) "i-shpallur-ne-kerkim-per-vrasjen-ne-shkoder-arrestohet-ne-turqi-ibrahim-lici"

Shqiperi

Gazeta Express

25/10/2022 15:47

I shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Shqiperi

Gazeta Express

25/10/2022 15:47

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për disa ngjarje të bujshme në Shkodër, një prej tyre vrasja e Endri Mustafës në zonën  e Livadheve në maj të 2021, është arrestuar në Turqi.

Gjithashtu Ibrahim Lici ka qenë i shpallur në kërkim  për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim. Megjithatë para disa muajsh Lici është hequr nga lista e të shpallurve në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Bilali. 

Lexo Edhe:

Ai është djali i Mustafa Licit, ky i fundit ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në Shkodër.

Lici raportohet se kishte hyrë në shtetin  turk më 24 korrik të vitit 2021 dhe se arrestimi i tij nga autoritetet turke është bërë me 19 tetor 2022.

/Gazeta Express