I riu shkon i gjakosur me plagë arme në spital, policia i vë prangat - Gazeta Express
string(67) "i-riu-shkon-i-gjakosur-me-plage-arme-ne-spital-policia-i-ve-prangat"

I riu shkon i gjakosur me plagë arme në spital, policia i vë prangat

Gazeta Express

04/06/2020 8:31

Nje i ri 26-vjecar ka shkuar ne spital i plagosur me arme zjarri. Aty ka treguar se ai ishte vetëplagosur me armen e zjarrit qe e mbante pa leje ne banese, e per kete policia me pas i ka vene edhe prangat.

arma

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Lexo Edhe:

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

‘Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.