E ndotur e pa përkujdesje, Thaçi kritikon për mosmirëmbajtjen e shtatores së Zahir Pajazitit - Gazeta Express
string(91) "i-ndotur-e-pa-perkujdesje-thaci-kritikon-per-mosmirembajtjen-e-shtatores-se-zahir-pajazitit"

E ndotur e pa përkujdesje, Thaçi kritikon për mosmirëmbajtjen e shtatores së Zahir Pajazitit

Gazeta Express

11/06/2020 10:01

Sot u bënë 21 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se këto ditë shënohen ditët e lirisë së Kosovës, 21-vjetori i lirisë së vendit të çlirimit të Kosovës.

Lexo Edhe:

Derisa ai ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

“Sot me nderime tek heroi i popullit e kombit Zahir Pajaziti prej komandantëve të parë të Kosovës dhe përmes këtij nderimi shtetëror dërgojmë mesazhin e respektit shtetëror për heronjtë, invalidët, familjet e dëshmorëve, nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve që në një formë apo tjetër edhe me pushkë në dorë apo me rezistencë kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa luftën e UÇK-së, pa sakrificën e qytetarëve nuk do të lëvizte as bota”, tha Thaçi.

Derisa ai kritikoi institucionet gjegjëse për mospërkujdesjen ndaj shtatoreve, me theks të veçantë atë të Zahir Pajazitit.

“I bëj ftesë institucioneve përkatëse të MKRS-së dhe komunale që të përkujdesen më tepër për lapidarët që i kemi, edhe për monumentin e Zahir Pajazitit”, tha Thaçi.