"I dëgjova gardianët duke folur në gjuhën serbe 'lërini tash e kemi arritur atë që e kemi planifiku'" - Gazeta Express
string(97) "i-degjova-gardianet-duke-folur-ne-gjuhen-serbe-lerini-tash-e-kemi-arritur-ate-qe-e-kemi-planifiku"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2023 22:14

“I dëgjova gardianët duke folur në gjuhën serbe ‘lërini tash e kemi arritur atë që e kemi planifiku'”

Lajme

Gazeta Express

22/05/2023 22:14

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shpejtim Krasniqi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 për momentin kur ka dëgjuar një bisedë në mes të gardianëve serbë pasi kishin vrarë shumicën prej të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Ai tregon se si i kishin rrethuar të gjithë të burgosurit dhe se si shumë prej tyre ishin pajtuar me fatin se do të vriteshin.

Lexo Edhe:

“Konstruktimi burgut të Dubravës është i tillë që përbëhet nga pesë apo gjashtë karaulla. Dhe nëse del nëj i burgosur, shihet nga dy karaulla. Kur kemi ikur nga ai vendi ku ka ndodhur masakra, secili në mënyrë instiktive e ka gjetur vendin ku do të strehohet. Pastaj na kanë dërguar në sallën e edukatës fizike. Na mbajtën dy orë aty e shumë shokë e lypen hallallin prej njëri tjetrit. Salla ka qenë e rrethuar nga gardian dhe paramilitarë. Mjafton të hidhte granata dore dhe secili mund të vdiste. Ishte e vështirë të gjendej një vendshpëtimi”, tha ai.

“Unë kam dëgjuar personalisht vet, kur komunikimin e kishin bërë disa gardian. I dëgjova gardianët duke folur në gjuhën serbe ‘lërini tash e kemi arritur atë që e kemi planifiku’. E di gjuhën serbe mirë dhe e kam kuptuar”, përfundoi Krasniqi. /Gazeta Express/