Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, është takuar sot me kolegun e saj nga LDK, Riza Krasniqin.
Bajrami ka thënë se Krasniqi është zë me integritet, përvojë dhe vizion për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Prof. Riza Krasniqin e njoh dhe e kam mik prej kohësh. Është profesor me dekada përvojë në arsim, aktivist i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve që nga pajtimi i parë, si dhe autor i librit të parë për kompjuterë në Kosovë, “ABC e Kompjuterëve” (1996).
Për vite me radhë ka dhënë kontribut në arsim, kulturë dhe çështje me rëndësi kombëtare. Sot, është në listën tonë #LDK113 me numër 105 .
Një zë me integritet, përvojë dhe vizion për të ardhmen e vendit.
Suksese profesor!
LDK 113
Prof. Riza Krasniqi – 105
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...