Abdixhiku: Vizioni ynë është shtet që krijon mirëqenie, ndërton siguri dhe investon secilën ditë - Gazeta Express
string(94) "abdixhiku-vizioni-yne-eshte-shtet-qe-krijon-mireqenie-nderton-siguri-dhe-investon-secilen-dite"

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/05/2026 14:53

Abdixhiku: Vizioni ynë është shtet që krijon mirëqenie, ndërton siguri dhe investon secilën ditë

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/05/2026 14:53

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vizioni i LDK-së është shtet që krijon mirëqenie, ndërton siguri e pasuri dhe jo shtet që e menaxhon varfërinë dhe udhëhiqet me krizë.

Sipas tij, vizioni i LDK-së nuk është as shtet që harxhon 20 miliardë euro e nuk lë as edhe një shenjë.

“Ky është vizioni ynë. Jo shtet që e menaxhon varfërinë, por shtet që krijon mirëqenie. Jo shtet që udhëhiqet me krizë, por shtet që ndërton siguri. Jo shtet që ulë pritjet e qytetarit, por shtet që krijon mirëqenie e pasuri.

Jo shtet që i harxhon 20 miliardë euro e nuk e lë as edhe një shenjë. Por shtet që investon dhe investon secilën ditë në vendin e vet”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement