Hoxhaj: Falenderoj anëtarët e Asamblesë që votuan pro Kosovës, i urrej deputetët pro rusë dhe anti-evropianë që nuk e bënë këtë - Gazeta Express
string(125) "hoxhaj-falenderoj-anetaret-e-asamblese-qe-votuan-pro-kosoves-i-urrej-deputetet-pro-ruse-dhe-anti-evropiane-qe-nuk-e-bene-kete"

Hoxhaj: Falenderoj anëtarët e Asamblesë që votuan pro Kosovës, i urrej deputetët pro rusë dhe anti-evropianë që nuk e bënë këtë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 20:44

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur lajm të madh që Asambleja i tha po anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Lexo Edhe:

“LAJM I MADH! Kosovës Iu hap porta Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën më të vjetër në Evropë – Këshill të Evropës, pas votimit të deputetëve të Asamblesë Parlamentare. Presim rezultatin pozitiv pas një muaji! Urime të gjithëve!”, ka shkruar Hoxhaj.

E në rrjeton social X, Hoxhaj ka shkruar se i falenderon të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votuan për ta mbështetur Kosovën në anëtarësim në KE, kurse tha se i urren të gjitjë pro rusët dhe anti evropianët që nuk e bënë atë!

“Falënderoj të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare, të cilët votuan në mbështetje të Kosovës për t’iu bashkuar KE-së! I urrej të gjithë deputetët pro rusë dhe anti-evropianë që nuk e bënë këtë! Urime te gjithëve!”.