Hoxha: Ka pasur informacione për sulmin në Banjskë, reagimi i Policisë ishte profesional - Gazeta Express
string(86) "hoxha-ka-pasur-informacione-per-sulmin-ne-banjske-reagimi-i-policise-ishte-profesional"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 7:09

Hoxha: Ka pasur informacione për sulmin në Banjskë, reagimi i Policisë ishte profesional

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 7:09

Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një intervistë në emisionin “Tempus”, tha se ka Policia ka pasur informacione për sulm dhe se reagimi i tyre ishte profesional në rastin e Banjskës.

“Ka pas informacione që grupet e caktuara kriminale duke përfshirë këtu edhe Mbrojtjen Civile po edhe Brigadën e Veriut janë duke u trajnuar duke u përgatitur në Serbi, këto informacione normalisht ne i kemi analizuar, kemi bërë planet tona reaguese, kemi ngrit kapacitetet, kemi pas edhe njësitë në thirrje që kanë qenë të gatshme për të reagu gjë që u dëshmu edhe gjatë operacionit. Tashmë ka qenë e vështirë për të parashikuar vendndodhjen apo kohën e operacionit sepse edhe ata që e planifikojnë janë të kujdesshëm që këto elemente të rëndësishme të një operacioni qoftë policor apo ushtarak i kanë mbajtë më strikt ose një grup i caktuar”, tha Hoxha.

Lexo Edhe:

Ai tha se mendon që në një afat shumë të shpejtë kanë arritur ta kuptojnë nivelin e këtij sulmi.

Gjithashtu, Hoxha tha se reagimi i Policisë në rastin e Banjskës ishte profesional dhe në kohë.

“Edhe reagimi jonë ka qenë shumë profesional brenda minutash pas vrasjes së rreshterit Afrim, njësitë tona policore qoftë ato të rendit publik, ato kufitare apo njësitet speciale të cilat kanë qenë në gatishmëri, kanë arritur në mbështetje për të mbështetur policët tanë që kanë qenë nën breshrinë e armëve të kalibrave të ndryshëm po ashtu edhe të zollave, murtajave, mitrolezëve, snajperëve”, tha Hoxha.

Operacioni në Banjskë, Hoxha thotë se kishte zgjatur deri në mëngjes.

“Gjithë këto dhe kemi arritur në mëngjes sepse atë ditë është zhvillu një betejë e madhe jo vetëm mëngjesin e datës 24 po edhe gjatë natës Afrim është vra, operacioni ka zgjatë 3 e 53 e 6 minuta e operacioni ka zgjatë deri mëngjes duke shkëmby armë, kurse në mëngjes njësit tona kur kanë pas një pasqyrë të saktë se çfarë ka atje, kemi marrë situatën nën kontrollë dhe jemi ballafaqu forcat tona speciale me grupin kriminal dhe kanë arritë ta mposhtim në mënyrë triumfale po ashtu e keni pa edhe tërheqjen e tyre duke lënë edhe shokët e tyre bashkëluftëtarët e tyre në këtë betejë”, tha Drejtori i Policisë.