Hovenier me udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë, flasin si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve - Gazeta Express
string(129) "hovenier-me-udheheqesit-e-odave-ekonomike-te-kosoves-e-serbise-flasin-si-te-permiresohet-bashkepunimi-mes-bizneseve-te-dy-vendeve"

Hovenier me udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë, flasin si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

25/03/2024 12:33

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna, dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.

Hovernier ka thënë se me ta ka biseduar për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

Lexo Edhe:

“Diskutim i mirë me liderët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.