Hoti: Situata epidemiologjike e rëndë, masat kufizuese duhet të respektohen detyrimisht - Gazeta Express
string(85) "hoti-situata-epidemiologjike-e-rende-masat-kufizuese-duhet-te-respektohen-detyrimisht"

Gazeta Express

13/08/2020 13:43

Hoti: Situata epidemiologjike e rëndë, masat kufizuese duhet të respektohen detyrimisht

Gazeta Express

13/08/2020 13:43

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Hoti thotë se numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë dhe se rastet e vdekjeve janë të shumta

Tutje ai tha se masat kufizuese duhet të respektohen detyrimisht.

Lexo Edhe:

“Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme. Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre”, ka shkruar Hoti.

Në shkrimin e tij në ‘Facebook’, ai ka shtuar se beteja me pandeminë COVID-19 nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policët e inspektorati por është betejë e të gjithëve.

“Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, përfundon shkrimi i Hotit.