Hoti: Pompeo është zotuar se marrëveshja përfundimtare do të çojë tek njohja - Gazeta Express
string(75) "hoti-pompeo-eshte-zotuar-se-marreveshja-perfundimtare-do-te-coje-tek-njohja"

Hoti: Pompeo është zotuar se marrëveshja përfundimtare do të çojë tek njohja

Gazeta Express

27/02/2020 21:29

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se momentumi është në anën e Kosovës dhe taksa duhet të hiqet tërësisht për tu kthyer në tavolinë të bisedimeve.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka premtuar që marrëveshja ndërkombëtare do të çoj tek njohja”, ka thënë Hoti.

Lexo Edhe:

“Edhe Grenell e ka cekur se marrëveshja përfundimtare do të arrihet mes dy palëve në tavolinë me ndërmjetësimin e SHBA’së dhe BE’së”, shton ai.

“Nuk duhet të humbet ky momentum i jashtëzakonshëm me vëmendjen që kemi ndërkombëtarisht. Mos ta humbim këtë dritare duke taktizuar me çështje të cilat nuk dërgojnë përtej Prishtinës. Heqja e taksës e bën Qeverinë e Kosovës partner në tavolinë të dialogut. E merr përsipër përgjegjësinë e dialogut” /Express/