Hoti mbledh ministrat, në rend të ditës ndarja e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut - Gazeta Express
string(94) "hoti-mbledh-ministrat-ne-rend-te-dites-ndarja-e-mjeteve-financiare-per-familjen-e-agon-musliut"

Hoti mbledh ministrat, në rend të ditës ndarja e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut

Gazeta Express

05/06/2020 12:09

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për sot mbledhje të Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Në rend të ditës janë tri pika.

Lexo Edhe:

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2030.

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të balancimit bankar të përkohshëm për menaxhimin e Financave publike. /Express/