Hoti: Isha i bindur se do të votohej qeveria, nuk jam i zemëruar me Osmanin që nuk udhëhoqi seancën - Gazeta Express
string(97) "hoti-isha-i-bindur-se-do-te-votohej-qeveria-nuk-jam-i-zemeruar-me-osmanin-qe-nuk-udhehoqi-seancen"

Hoti: Isha i bindur se do të votohej qeveria, nuk jam i zemëruar me Osmanin që nuk udhëhoqi seancën

Gazeta Express

04/06/2020 20:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka qenë shumë komod dhe nuk ka pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë, duke qenë plotësisht i bindur se votimi i qeverisë do të kalojë.  

“Kam qenë plotësisht komod në votimin e qeverisë, nuk kam pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë”, është shprehur Hoti.

Lexo Edhe:

Tutje, ai komentoi edhe veprimin e kryeparlamentare Vjosa Osmani, e cila refuzoi të udhëheq seancën e Kuvendit në votimin e qeverisë.

“Besoj që i ka takuar, është dashtë, është obligim kushtetues ta udhëheq seancën. Mirëpo kjo nuk më ka zemëruar aspak sepse ka të drejtë t’ia kalojë edhe zëvendësve të vet udhëheqjen e seancës”, ka thënë Hoti në RTK.

Ai gjithashtu foli edhe për rastin e ish-kryeministrit, i cili nuk e priti Hotin në zyre që t’ia dorëzojë postin.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Unë mendoj se kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale. Unë në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër, duhet të pajtohemi me rotacionet e pushtetit”, shtoi Hoti.