Mëngjesin e sotëm u dha lajmi se futbollisti nga Kosova i Elbasanit, Fatjon Bunjaku ka ndërruar jetë.
Ai vdiq pas një vetëaksidenti në rrugën magjistrale N2 afër Vushtrrisë.
Me të marrë vesh lajmin, ngushëllimet nisën të vijnë nga të gjitha anët, duke nisur nga Federata e Futbollit e Kosovës, e deri te pothuajse të gjitha klubet e Kosovës.

Në nder të tij, edhe ish-klubi i tij tashmë, Elbasani mbajti homazhe jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.

Aty u mblodhën qytetarë nga Elbasani, por edhe futbollistët e klubit, së bashku me tifozët e klubit, të cilët e kënduan emrin e tij.

Fatjon Bunjaku i ndjerë, ishte 22-vjeçar, teksa pos Elbasanit, kishte luajtur edhe për Lirinë, Gjilanin, Trepçën, Malishevëm e Phoenixin.

Ai ishte përfaqësues i kombëtares U21 të Kosovës./GazetaExpress/




