Një person ka vdekur pas një përleshje në Gjakovë, të dielën rreth orës 21:30.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Ajo tha se katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ajo tha se dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”.
“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave,motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express