Osmani: Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së LDK-së, qytetari e ribalancoi skenën politike - Gazeta Express
string(100) "osmani-ky-eshte-vetem-hapi-i-pare-drejt-ringritjes-se-ldk-se-qytetari-e-ribalancoi-skenen-politike-1"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 22:30

Osmani: Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së LDK-së, qytetari e ribalancoi skenën politike

Lajme

Gazeta Express

07/06/2026 22:30

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, tha se rezultati i sotëm zgjedhor është “vetëm hapi parë drejt ringritjes” së partisë më të vjetër në vend.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot “qytetari nëpërmjet votës së vet ka ndihmuar që ribalancohet skena politike”.

“Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.

Osmani tha se “qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme”, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje.

Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen “që vendit t’i japim institucione”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement