Kombëtarja e Kosovës e ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës.
Për 2-0 tashmë ka shënuar sulmuesi Albion Rrahmani.
Rrahmani shënoi në minutën e 51-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 41-të, nga goditja e dënimit.
Edhe ky, si Asllani, golin ia dedikoi ish-futbollistit të ndjerë, Fatjon Bunjakut, i cili ndërroi jetë sot nga një aksident trafiku./GazetaExpress/
🚨 Albion Rrahmani
— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 7, 2026
🇽🇰 Kosovo 2-0 Andorra 🇦🇩
pic.twitter.com/oe3afeoY0Z