Holanda mposht Uellsin dhe vazhdon kryesimin në grup, Belgjika fiton në udhëtim te Polonia - Gazeta Express
string(89) "holanda-mposht-uellsin-dhe-vazhdon-kryesimin-ne-grup-belgjika-fiton-ne-udhetim-te-polonia"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 22:51

Holanda mposht Uellsin dhe vazhdon kryesimin në grup, Belgjika fiton në udhëtim te Polonia

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 22:51

Kombëtarja e Holandës ka vazhduar me formën pozitive në Ligën e Kombeve.

“Tulipanët” sonte shënuan fitore 3:2 ndaj Uellsit në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 4 të Ligës A, shkruan Gazeta Express.

Noa Lang (17’), Cody Gakpo (23’) dhe Memphis Depay (90+3’) shënuan në fitoren e holandezëve, kurse Brennan Johnson (26’) dhe Gareth Bale (90+2’ – penallti) shënuan për uellsianët.

Në kuadër të këtij grupi, sonte u zhvillua edhe ndeshja mes Polonisë dhe Belgjikës, e cila u fitua 0:1 nga belgët.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Michy Batshuayi (16’).

Holanda me dhjetë pikë është lidere e këtij grupi, teksa Belgjika është e dyta me shtatë pikë.

Polonia renditet e treta me katër pikë, kurse Uellsi është në fund me një pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement