Malisheva e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim, ndonëse ishte me një lojtar më pak.
Skuadra e Bylbyl Sokolit ka vazhduar me formë të mirë, duke arritur fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e tij.
“Profa” dhe Malisheva triumfuan si mysafirë të Dukagjinit në Klinë, me një gol të shënuar në sekondat e fundit të takimit.
Skuadra mysafire fitoi tri pikë, ndonëse ishte me një lojtar më pak për pothuajse gjysmë ore.
Në minutën e 64-t, Diatta Assane u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit të Dukagjinit, Erlis Xhemajlit.
Golin e fitores për Malishevën e shënoi Xhemajl Ibishi në minutën e 95-të.
Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e tretë në tabelë, derisa Dukagjini mbetet në 38 pikë, në vendin e gjashtë./GazetaExpress/