Starmer dhe Trump diskutojnë në telefon urgjencën për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit - Gazeta Express
string(100) "starmer-dhe-trump-diskutojne-ne-telefon-urgjencen-per-rikthimin-e-lundrimit-ne-ngushticen-e-hormuzit"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 17:35

Starmer dhe Trump diskutojnë në telefon urgjencën për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 17:35

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku në fokus ishte nevoja urgjente për rikthimin e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit.

Sipas një deklarate nga Downing Street, Starmer shprehu gjithashtu “lehtësimin” që Trump dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore pas incidentit të ndodhur gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në bisedë, liderët theksuan rëndësinë kritike të rivendosjes së lirisë së lundrimit në këtë zonë strategjike, duke paralajmëruar për pasojat negative që situata aktuale mund të ketë mbi ekonominë globale dhe koston e jetesës, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në mbarë botën.

Gjithashtu, Starmer diskutoi progresin e nismës së përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, e cila synon rikthimin e sigurisë dhe lirisë së lundrimit në këtë korridor jetik ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement