Tri gola për tri pikë, Ballkani e mposht Ferizajn - Gazeta Express
string(48) "tri-gola-per-tri-pike-ballkani-e-mposht-ferizajn"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 16:59

Tri gola për tri pikë, Ballkani e mposht Ferizajn

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 16:59

Ballkani ka marrë një fitore të madhe ndaj Ferizajt, duke mbetur ende në garë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan fitoi 3-0 ndaj Ferizajt, i cili po lufton për një vend në Superligë.

Ishte Giovanni që ia nisi golave në Suharekë sot, me mesfushorin që shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.

Me 1-0 u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë.

Valentin Serebe shënoi për 2-0, në minutën e 77-të të takimit.

Vulën e fitores, Ballkani e shënoi në minutën e 89-të, kur skuadra suharekase shënoi për 3-0 me anë të Diar Vokrrit, dhe për tri pikë të mëdha.

Me këto tri pikë, Ballkani shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, mirëpo mbetet në pesë pikë më pak se Drita, që kryeson tabelën me 57 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement