Hiqet ndalesa, rezultatet e zgjedhjeve në Turqi mund të raportohen më herët sesa që pritej - Gazeta Express
string(89) "hiqet-ndalesa-rezultatet-e-zgjedhjeve-ne-truqi-mund-te-raportohen-me-heret-sesa-qe-pritej"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 17:54

Hiqet ndalesa, rezultatet e zgjedhjeve në Turqi mund të raportohen më herët sesa që pritej

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 17:54

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë e ka hequr ndalesën e raportimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ligji turk e bën të ndaluar raportimin e çdo rezultati deri në orën 21:00 me kohën lokale, por kjo, siç raporton BBC, ka ndryshuar në këto momente, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu, mund të pritet që dy orë më herët sesa që pritej të ketë një ide se si kanë votuar turqit, bazuar në një pjesë të votave të numëruara.

Procesi i votimit ka përfunduar pak më parë, ndërsa ka nisur menjëherë numërimi.

Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar vendimtare në një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.

Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot.