Erdogan udhëton pa paralajmërim në Ankara për t'i ndjekur rezultatet - Gazeta Express
string(67) "erdogan-udheton-pa-paralajmerim-ne-ankara-per-ti-ndjekur-rezultatet"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 17:31

Erdogan udhëton pa paralajmërim në Ankara për t’i ndjekur rezultatet

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 17:31

Recep Tayyip Erdogan që është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale turke ka mbërritur në Ankara për t’i ndjekur rezultatet në një udhëtim të paplanifikuar në kryeqytetin turk.

“Sipas traditës, presidenti Erdogan voton në Stamboll – qytetin e tij, ku ai lindi dhe filloi karrierën e tij politike – dhe më pas shkon në shtëpi për të ndjekur rezultatet”, tha gazetarja Sinem Koseoglu e Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli.

Lexo Edhe:

“Sapo dalin rezultatet rreth mesnatës, ai fluturon në kryeqytet për fjalimet e nevojshme”, shtoi ajo.

Megjithatë, Erdogan udhëtoi për në kompleksin presidencial në Ankara më herët se sa pritej dhe do të shikojë rezultatet nga selia e partisë AKP.

“Kjo është një surprizë për të gjithë”, tha Koseoglu.