Casemiro e injoron Ronaldon, tregon se cili është lojtari më i kompletuar që ka luajtur me të - Gazeta Express
string(92) "casemiro-e-injoron-ronaldon-tregon-se-cili-eshte-lojtari-me-i-kompletuar-qe-ka-luajtur-me-te"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 17:42

Casemiro e injoron Ronaldon, tregon se cili është lojtari më i kompletuar që ka luajtur me të

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 17:42

Casemiro e ‘injoroi’ Cristiano Ronaldon kur u pyet për ish-bashkëlojtarin që ai e konsideron si futbollistin më të kompletuar me të cilin ka luajtur.

Pas afro katër vitesh te Manchester Unitedi, Casemiro pritet të largohet në fund të sezonit pasi ka zhvilluar mbi 150 ndeshje me klubin anglez.

Braziliani pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në Kupën e Botës këtë verë, ndërsa raportimet sugjerojnë se ai mund të transferohet në MLS.

Që nga debutimi profesional në vitin 2010, Casemiro ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të La Ligas dhe shumë trofe të tjerë.

Gjatë karrierës ai ka luajtur përkrah yjeve si Cristiano Ronaldo, Neymar, Sergio Ramos, Karim Benzema dhe Luka Modric.

Megjithatë, ish-mesfushori i Real Madridit zgjodhi Gareth Bale si lojtarin më komplet që kishte parë ndonjëherë.

“Ky është lojtari më komplet në karrierën time. Komplet. Bale,” deklaroi Casemiro në emisionin “Rio Ferdinand Meets”.

“Cristiano është më i miri, hiqeni Cristianon nga ky diskutim, por për mua Bale është lojtari më komplet. Cristiano është golashënues, minimumi 15 gola. Por Bale sulmon, mbron, luan me kokë, shënon, godet nga ndërprerjet. Gjithçka e bën shumë mirë, është shumë i shpejtë dhe shumë i fortë”, tha ai.

Kur Rio Ferdinandi përmendi emra si Neymar dhe Ronaldinho, Casemiro u përgjigj: “Neymar as nuk mbron”

Sipas tij, Bale në formën më të mirë ishte i jashtëzakonshëm sepse kontribuonte në çdo aspekt të lojës.

Ashtu si Casemiro, edhe Gareth Bale ishte pjesë kyçe e një prej periudhave më të suksesshme në historinë e Real Madridit, duke fituar pesë trofe të Championsit.

Uellsiani shënoi 106 gola në 258 ndeshje me klubin madrilen.

Megjithatë, Bale nuk mbahet mend me shumë dashuri nga një pjesë e tifozëve të Real Madridit, pasi qëndrimi i tij dhe komentet për Uellsin dhe golfin shpesh u kritikuan nga mediat spanjolle./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement