Përfundon votimi në Turqi, Erdogan iu bën thirrje mbështetësve "t'i mbrojnë kutitë" - Gazeta Express
string(87) "mbyllet-votimi-ne-turqi-erdogan-iu-ben-thirrje-mbeshtetesve-ti-mbrojne-kutite-e-votimit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 16:47

Përfundon votimi në Turqi, Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë”

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 16:47

Votimi është mbyllur zyrtarisht në Turqi, por për shkak të radhëve të gjata të votuesve, njerëzit që po presin në radhë po lejohen ta hedhin votën e tyre.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi pritet të dalin brenda tre ditësh, raporton Al Jazeera, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Këto tre ditë duken si një jetë pasi kombi është në teh të thikës” thotë reporteri i Al Jazeeras, Sami Zeidan, duke theksuar rëndësinë vendimtare të këtyre zgjedhjeve.

Erdogan iu bën thirrje mbështetësve “t’i mbrojnë kutitë e votimit”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u është drejtuar mbështetësve të tij përmes Twitterit pas përfundimit të votimit.

“Procesi i votimit ka përfunduar në të gjithë vendin në një mënyrë që i përshtatet demokracisë sonë”.

“Tani, si gjithmonë, është koha për t’i mbrojtur fort kutitë e votimit. Derisa të finalizohen rezultatet, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vullnetin e popullit tonë”, shkroi Erdogan.