Hije trukimi për atletët kenianë, ulën ritmin për të fituar kinezi - Gazeta Express
string(65) "hije-trukimi-per-atletet-keniane-ulen-ritmin-per-te-fituar-kinezi"

Hije trukimi për atletët kenianë, ulën ritmin për të fituar kinezi

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 18:17

Hije trukimi mbi gjysmë-maratonin e Beijingut teksa tre atletë kenianë ulën ritmin për të lënë në krye atletin kinez, He Jie.

Kenianët, ishin dukshëm të shkëputur nga pjesa tjetër dhe dukej se në metrat e fundit do të rivalizonin me njëri-tjetrin për vendin e parë.

Lexo Edhe:

Por, në mënyrë të papritur ata stopuan duke i “hapur krahun” kinezit që u shpall fitues.

Pas përfundimit të garës, një prej kenianëve e pranoi se e kishte ulur ritmin, por theksoi se donte që garën ta fitonte kinezi pasi ishte miku i tij.

Gjithsesi, zyrtarët e garës kanë nisur tashmë një hetim për trukim nga atletët kenianë. /SS/