Hidhet shorti, zbulohen kundërshtarët e Prishtinës dhe Gjilanit në Europa League - Gazeta Express
string(81) "hidhet-shorti-zbulohen-kundershtaret-e-prishtines-dhe-gjilanit-ne-ligen-e-evropes"

Gazeta Express

09/08/2020 14:35

Hidhet shorti, zbulohen kundërshtarët e Prishtinës dhe Gjilanit në Europa League

Gazeta Express

09/08/2020 14:35

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin preliminar të kualifikimeve.

Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.

Lexo Edhe:

Klubi kryeqytetas, që siguroi daljen në Evropës pas triumfit në Kupën e Kosovës, do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Ndërsa, nënkampioni i Kosovës, Gjilani, do të ketë punë me SP Tre Penne nga San Marino.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Si Prishtina, ashtu edhe Gjilani, takimet do t’i luajnë si mysafirë.