Hidhet shorti i Digitalb Kupës, zbulohen çiftet gjysmëfinale - Gazeta Express
string(59) "hidhet-shorti-i-digitalb-kupes-zbulohen-ciftet-gjysmefinale"

Hidhet shorti i Digitalb Kupës, zbulohen çiftet gjysmëfinale

Gazeta Express

18/02/2020 12:37

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli janë dy çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Në tërheqje të shortit, krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i cili i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave duke iu uruar fat dhe suksese.

Në bazë të shortit të tërhequr në gjysmëfinale do të takohen: Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill. /Gazeta Express/