Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës! - Gazeta Express
string(49) "lladrovci-hapni-krah-o-trima-o-dilni-zot-situates"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 12:56

Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 12:56

Lidhur me zhvillimet politike në vend, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim”.

Deklarata e tij në rrjetin social:

Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional.

Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën. Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim.

Hapni krah o trima o dilni zot situatës!

Advertisement
Advertisement
Advertisement