Hend Zaza, sportistja 12-vjeçare që debuton në Lojërat Olimpike - Gazeta Express
string(62) "hend-zaza-sportistja-12-vjecare-qe-debuton-ne-lojerat-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 23:06

Hend Zaza, sportistja 12-vjeçare që debuton në Lojërat Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 23:06

Në historinë e Lojërave Olimpike, ka pasur shembuj të shembuj talentëve të rinj që kanë impakt në sportin botëror.

Dhe, Lojërat Olimpike të Tokios do të jenë vazhdimësi e këtij trendi, pasi që 12-vjeçarja Hend Zaza do të bëjë debutimin e saj në Olimpiada.

Ylli i pingpongut e siguroi biletën për Lojërat Olimpike në shkurt të vitit 2020, kur e mposhti 42 vjeçaren nga Lebani, Mariana Sahakian në garat kualifikuese të Azisë.

Ajo është pingpongistja e pare siriane që fiton titullin nacional në të gjitha nivelet dhe do të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios, transmeton Gazeta Express.

Shumica e fëmijërisë së Zazas u përshkrua nga lufta civile në Siri dhe edhe pse e gjeti pingpongun si një mënyrë për të ikur, lufta kishte mbetur gjithmonë prezente.

Zaza është fëmija më i vogël nga pesë fëmijët, me katër vëllezër më të vjetër, kurse baba ii saj është një ish-futbollist dhe tash mësuesi gjimnastike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement