Hekuran Kryeziu është bërë me ekip të ri sot.
Futbollisti kosovar i është bashkuar Winterthurit.
Klubi zviceran e ka zyrtarizuar transferimin e përfaqësuesit kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në verën e vitit 2024, shkruan “Gazeta Express”.
Mesfushori kreativ do t’i sjellë kualitet të madh klubit nga Superliga zvicerane, ndërsa do të mundohet ta japë më të mirën për t’i arritur objektivat me klubin e ri.
29 vjeçari ka përvojë të madhe në futbollin zviceran, ku e kaloi krejt karrierën, ndërsa i ka zhvilluar 27 ndeshje edhe me Kombëtaren e Kosovës.
“Hekurani do t’i sjell shumë eksperiencë klubit tonë pasi ka përvojë të madhe në Superligë dhe në garat ndërkombëtare. Ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë Hekuranit në Winterthur dhe ia urojmë më të mirën, shëndet, gëzime dhe suksese me klubin tonë”, ka shkruar klubi zviceran në faqen zyrtare në “Facebook”.
Kryeziu i ka zhvilluar 224 ndeshje në Superligën e Zvicrës, 19 në Kupën e Zvicrës dhe 10 në Europa League.
Hekurani, pasi e mbylli eksperiencën me Zurichun, tash do ta provojë një eksperiencë të re dhe do të mundohet ta rikthejë formën e dikurshme. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...