Hedhja e një granate dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan, policia jep detaje - Gazeta Express
string(79) "hedhja-e-nje-granate-dore-ne-oborrin-e-nje-shtepie-ne-zvecan-policia-jep-detaje"

Hedhja e një granate dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 9:54

Sot në orët e hershme të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim në Zveçan që dyshohet se është shkaktuar nga hedhja e një granate dore në oborrin e një shtëpie.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendëdrejtori rajonal i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se s’ka njerëz të lënduar nga ky shpërthim.

Lexo Edhe:

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnic është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha ai.