Haxhiu: Sot është përmendur ngritja e një taskforce për dhunën në familje, ende nuk e kemi definuar - Gazeta Express
string(97) "haxhiu-sot-eshte-permendur-ngritja-e-nje-taskforce-per-dhunen-ne-familje-ende-nuk-e-kemi-definuar"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 17:15

Haxhiu: Sot është përmendur ngritja e një taskforce për dhunën në familje, ende nuk e kemi definuar

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 17:15

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në takimet e sotme është përmendur që Qeveria të ngrisë një taskforcë për dhunën në familje, raporton Gazeta Express.

Ajo bëri të ditur që nuk është vendosur ende për këtë taskforcë, por vetëm është propozuar.

Lexo Edhe:

“Sot është përmendur që Qeveria të ngrisë një taskforcë në kuptim që secilin rast të dhunës në familje me e pa se si po trajtohet nga institucionet përgjegjëse. Ne nuk kemi një rregullim strikt ligjor se cila janë kompetencat strikte të taskforcave, megjithatë për të ngritur vëmendjen dhe vigjilencën atëherë bëhet një grup më i ngushtë që quhet taskforcë në kuptim që të përcillet secili rast i dhunës në familje në kuptim se si është trajtuar ai nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe a janë dhënë të gjitha shërbimet sipas përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse. Këtë ende nuk e kemi definuar, unë sot pashë që ka propozime, sepse nuk e kemi vendosur ende, vetëm kemi propozuar. Ka propozime edhe nga organizatat e shoqërisë civile që të bëhet një taskforcë. Duhet të shohim se çka saktësisht duhet të trajtojë taskforca që institucionet tjera nuk po mund ta trajtojnë dhe unë jam e gatshme që ta adresoj nëse mund të bëjmë diçka edhe më shumë në raport me këtë çështje”, tha Haxhiu. /GazetaExpress/