Hava Nasufi: Patëm mbështetje që të lë pafjalë! Nisma jonë mori zë - Gazeta Express
string(64) "hava-nasufi-patem-mbeshtetje-qe-te-le-pafjale-nisma-jone-mori-ze"

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 10:53

Hava Nasufi: Patëm mbështetje që të lë pafjalë! Nisma jonë mori zë

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 10:53

Studentja Hava Nasufi në Click Plus theksoi se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Nasufi tha se mbështetja e madhe i ka motivuar që studentët të mos dorëzohen, por qëllimin ta qojnë deri në fund.

“Mbështjetja ka qenë jashtëzakonisht e madhe, sidomos për këtë protestë kemi pasur një mbështetje që të lë pa fjalë. Jo vetëm nga studentët por edhe nga njerëz të njohur, nga shoqëria e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Në emër të të gjithë studentëve i falënderojmë për mbështetjen sepse na kanë dhënë më shumë fuqi që të vazhdojmë përpara dhe ta qojmë këtë mision tonin deri në fund dhe të mos dorëzohemi”, tha studentja Hava Nasufi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement