Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë dy automatikë, raporton A2 CNN. Sipas autoriteteve, dyshohet që ai do t’i shiste armët.
Në videon e publikuar nga blutë e Tiranës, shihet se si ata e ndjekin të riun në rrugë, duke e survejuar edhe me dron.
Në një moment që duket si skenë filmi aksion, nga makina dalin efektivët e policisë dhe e arrestojnë në flagrancë 25-vjeçarin, në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...