LDM: I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale - Gazeta Express
string(93) "ldm-i-bejme-thirrje-qeverise-te-mos-i-nenshtrohet-presionit-shantazhit-dhe-kerkesave-radikale"

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 10:58

LDM: I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale

Maqedoni

Gazeta Express

19/05/2026 10:58

Lidhja Demokratike e Maqedonisë dënon me forcë protestat e djeshme dhe përpjekjet për abuzim politik të çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor.

“Veçanërisht shqetësuese është fakti që në protesta ishin të pranishëm edhe qytetarë nga vendet fqinje, Kosova dhe Shqipëria, gjë që përfaqëson një përpjekje të papranueshme për të ushtruar ndikim të jashtëm në çështjet e brendshme politike dhe institucionale të Republikës së Maqedonisë. Është e qartë se pas këtyre aktiviteteve qëndron axhenda politike e BDI-së, e cila, pasi humbi pushtetin, po përpiqet të destabilizojë shtetin dhe të sigurojë pikë politike përmes retorikës nacionaliste, tensioneve etnike dhe krizave artificiale”, thonë nga LD.

Lidhja Demokratike vlerëson se e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të garantohet dhe respektohet në përputhje me Kushtetutën, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ligjet, por në të njëjtën kohë, duhet të ruhet sistemi i vetëm, funksional dhe efikas gjyqësor që funksionon në gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare e shtetit.

Është e papranueshme që gjyqësori të bëhet fushë për konfrontime politike dhe etnike ose për krijimin e sistemeve paralele që do të shkelnin sigurinë juridike dhe unitetin e institucioneve. I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale, por të gjejë një zgjidhje evropiane dhe të qëndrueshme përmes dialogut dhe debatit të ekspertëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement