Haradinaj tregon si e bindi Haxhi Shalën ta votojë Qeverinë Hoti - Gazeta Express
string(67) "haradinaj-tregon-si-e-bindi-haxhi-shalen-qe-ta-votoje-qeverine-hoti"

Haradinaj tregon si e bindi Haxhi Shalën ta votojë Qeverinë Hoti

Gazeta Express

03/06/2020 13:58

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave lidhur me takimin që pati me Haxhi Shalën, shefin e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Para mediave, Haradinaj ka folur lidhur me atë se si ka arritur që ta bindë Shalën për të ndryshuar votën ndaj Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Lexo Edhe:

“Me Haxhi Shalën kur kam qenë komandant i TMK-së në Prizren, kemi qenë bashkë me të. Thashë unë do ta qes votën pro, a po ja jep edhe ti, tha po”, ka deklaruar Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala, ka deklaruar sot se pas një takimi që pati me të parin e shtetit dhe kreun e AAK-së, ka vendosur që të ndërrojë qëndrimin e tij sa i përket votës ndaj Qeverisë Hoti. /Express/