Haradinaj tregon pse nuk u takua me Edi Ramën gjatë tërmetit - Gazeta Express
string(60) "haradinaj-tregon-pse-nuk-u-takua-me-edi-ramen-gjate-termetit"

Gazeta Express

03/12/2019 19:10

Haradinaj tregon pse nuk u takua me Edi Ramën gjatë tërmetit

Gazeta Express

03/12/2019 19:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar pse nuk është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama pas tërmetit ku mbetën të vdekur 51 persona.

Ai ka thënë se ka provuar të kontaktojë me të por që nuk ia ka arritur.

Lexo Edhe:

Haradinaj në Shqipëri, gjatë kohës së tërmetit, ka qenë në prani të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

 “Kam provuar të kontaktoj me Ramën por s’kam arritur të takohem me të. Me Metën kam komunikim të vazhdueshëm, në këto momente nuk vlejnë ato që kemi në tema tjera. Kam qenë dhe do të mbetem gjithë jetën kundër ndarjes së Kosovës, por kjo ka qenë një situatë tjetër”, ka thënë Haradinaj në një emision në Klan Kosova.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është takuar me homologun e tij, Ilir Meta, por vetëm me Edi Ramën.

Haradinaj njihet si kundërshtar i idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai madje kishte akuzuar Ramën, Thacin dhe Aleksandër Vuçiçin se do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.