Haradinaj: Nëse qytetari do zhvillim ekonomik, e voton opozitën - Gazeta Express
string(61) "haradinaj-nese-qytetari-do-zhvillim-ekonomik-e-voton-opoziten"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 21:30

Haradinaj: Nëse qytetari do zhvillim ekonomik, e voton opozitën

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 21:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse qytetari i Kosovës dëshiron zhvillim ekonomik e voton opozitën.

Ai ka thënë se qytetari e ka lehtë të votojë, duke e parë qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të arriturat e qeverive të kaluara, siç thotë ai.

Lexo Edhe:

“Besoj që qytetari i Kosovës e ka lehtë nëse dëshiron me vazhdu me mbet me u mashtru, voton VV-në. Nëse dëshiron zhvillim ekonomik, social, voton opozitën”.

“Unë besoj që zgjidhja është e lehtë për qytetarin. Unë dhe AAK-ja mburremi me disa gjëra në qeverisje si ushtria, Trepça, pavarësimi energjetik, edhe disa punë tjera ligji u pagave që u implementu por ka mbetur pezull. Ne mburremi me projektet ekonomike e infrastrukturore”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express