Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari - Gazeta Express
string(119) "haradinaj-ne-pervjetorin-e-vellait-shkelzenit-dhe-bashkeluftetareve-jeten-ia-falen-lirise-qe-te-jetoje-i-lire-shqiptari"

Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 15:12

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata ishin sypatrembur të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe.

Lexo Edhe:

“Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari. Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.