Haradinaj: Në burgun e Dubravës u krye një nga krimet më çnjerëzore të regjimit serb - Gazeta Express
string(83) "haradinaj-ne-burgun-e-dubraves-u-krye-nje-nga-krimet-me-cnjerezore-te-regjimit-serb"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:55

Haradinaj: Në burgun e Dubravës u krye një nga krimet më çnjerëzore të regjimit serb

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:55

Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Burgut të Dubravës duke i cilësuar atë si ndër krimet më çnjerëzore të kryera nga regjimi serb ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se rruga drejt lirisë së Kosovës ishte e rëndë dhe me sakrifica të panumërta

“Mbi 130 të burgosur u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën, në një përpjekje mizore për të shuar jetë dhe për të thyer shpirtin e rezistencës sonë. Masakra e Dubravës mbetet dëshmi e qartë e politikës gjenocidale dhe të spastrimit etnik të ushtruar ndaj popullit shqiptar”.

Ai njëherësh ka kujtuar edhe përvjetorin e masakrës së Vushtrrisë.

“22 maji i vitit 1999 na kujton edhe masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe vranë mizorisht burra, gra, pleq e fëmijë të pafajshëm. Nga 68 civilët e vrarë në rrugën “22 Maji”, trupat e 67 prej tyre u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Serbi, një dëshmi tronditëse e përmasave të krimit dhe përpjekjes për fshehjen e tij. Rruga drejt lirisë ishte e rëndë dhe e mbushur me sakrifica të panumërta. Edhe sot, Serbia vazhdon të mos pranojë përgjegjësinë për krimet e kryera, ndërsa obligimi ynë mbetet të mos ndalemi së kërkuari drejtësi. Kosova nuk harron.Lavdi e përjetshme për të rënët për liri!”, shkruan ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement