Analsiti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktivë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se “ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet”.
Postimi i tij i plotë:
Ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet.
Qysh nuk ju vjen marre aspak? Ky është korrupsion i pastër elektoral dhe abuzim me paranë publike për interesa të një partie në kohë zgjedhjesh.
Kështu, kur nuk je i zoti me qeverisë e me kriju mirëqenie, por krijon vetëm kriza, tash nga paniku për ndëshkim në zgjedhje i ndani lëmosha me ua ble votën qytetarëve që i keni varfëruar. Shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë.
Fatkeqësisht, 100 euro nuk dalin për asgjë në ditën e sotit, me këto çmime astronomike që janë kriju nga keqmenaxhimi i energjisë dhe ekonomisë që ka kriju inflacioni e rritje të çmimeve kronike. Qytetarëve u duhet siguri dhe stabilitet afatgjatë, jo vitra.
Merrini paret, e ndëshkojini me votë!
Këta ju kanë marrë e ju kanë varfëruar me mijëra euro; këto 100 euro janë vetëm për me ju mashtru për votë.